0.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mediat britanike shokohen nga çmimet ne Greqi, gazetari nga Kosova nxjerr faturën nga Vlora: Më lirë, as në Podujevë nuk gjen

    Daily Mail, një nga gazetat më të lexuara britanike, paralajmëroi një ditë më parë qytetarët britanikë, të mos frenkuentojnë Greqinë për pushime.

    Artikulli përshkruante çmime të çmendura në lokale, të cilat i quan “vjedhje masive ndaj turistëve britanikë”.

    Veçanërisht të ekzagjeruar duken çmimet e ushqimit, ku një nga faturat e publikuara, shkruan 145 euro për një pjatë me karkaleca deti dhe rreth 35 euro një birrë.

    Artikulli ve në dukje se shumë afër Greqisë, plazhet shqiptare kanë ende çmimet më të ulëta të sezonit turistik detar në Europë.

    Ndërkohë, gazetari nga Kosova, Alban Selimi, që po pushon në Orikum, ka nxjerrë një faturë, për të treguar se sa të lira janë çmimet në Shqipëri.

    “Pra, buze detit, Orikum/Vlore, kafe turke 50 leke; espresso 50 leke, çaj 80 leke, akullore 150 leke.

    1 euro ben 106 leke.

    As ne kafe t’Sabitit n’Podjeve nuk jane kafet ma lire se 0.50 euro”, shkruan ai.

    Mediat britanike shokohen nga çmimet ne Greqi, gazetari nga Kosova nxjerr

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit