Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht shef i krimeve në Lezhë.
Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet.
Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Policia megjithatë, për momentin nuk ka dhënë asnjë detaj për arrestimin e tij.