20.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Megaoperacioni në Korçë, 5 muaj hetime që u finalizuan nga zv.drejtori Ermal Muçaj

    Ditën e djeshme Policia e Korçës ka finalizuar megaoperacionin “knockdoën”, ku janë proceduar 101 persona, mes të cilëve janë lëshuar 31 urdhër arreste, ndërsa 70 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu është sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge dhe 20 makina.

    Ky megaoperacion u realizua nga zëvendës drejtori i Policisë së Korçës, Ermal Muça, i cili prej pesë muajsh sajonte hetimet për goditjen e këtij grupi që shtrinte aktivitetin e tij në fushën e narkotikëve. Burime pranë Policisë së Korçës bëjnë me dije se është bërë një punë galoponte me qëllim për të zbërthyer në çdo qelizë këtë aktivitet kriminal.

    Ky megaoperacion i realizuar me sukses, vjen vetëm pak kohë pasi Muça mori drejtimin e hetimit të krimeve për qarkun e Korçës. Muça ka realizuar disa goditje të rëndësishme edhe në qarqet e tjera të vendit ku ka punuar.

    Me sa duket, Ermal Muça është dërguar posaçërisht nga kreu i Policisë në Korçë, pasi ai ka realizuar një tjetër goditje të rëndësishme në Tiranë, në kohën kur ishte zëvendës drejtor në këtë Drejtori.

    Ai është një nga njerëzit kyç në zbulimin e autorëve të grabitjes me armë në Rinas. Gjatë karrierës së tij, ai ka realizuar një sërë hetimesh të forta, duke goditur kriminalitetin në zonat ku ka punuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit