Para vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator, u raportua se Princi Harry shkoi në Kalanë Balmoral, në Skoci, për të vizituar gjyshen e tij, pa Meghan Markle. Fatkeqësisht, avioni i tij u ul pasi mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.
Sipas një raporti të ri nga Entertainment Tonight, Dukesha e Sussex nuk u ftua t’i bashkohej familjes mbretëror. “Kuptohet se familja donte që Princi Harry të ishte atje, edhe pse ai nuk ishte në gjendje të shkonte në Balmoral në kohë për të parë gjyshen e tij,” tha ekspertja mbretërore Katie Nicholl. “Por Meghan, Dukesha e Sussex-it, nuk u ftua, siç e kuptojmë, të bashkohej me familjen. Ajo ka thënë se do të shkojë në Balmoral një herë tjetër. Por unë mendoj se është shumë domethënëse që Princi Harry udhëtoi në Balmoral i vetëm pa gruan e tij.”
Këto thashetheme nxiten edhe më shumë nga marrëdhënia e tensionuar midis çiftit Harry-Meghan dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore. Megjithatë duhet të theksohet se Meghan nuk ishte e vetmja që qëndroi pas. Kate Middleton qëndroi në Windsor teksa burri i saj udhëtoi për në Skoci.
Në fjalimin e tij të parë zyrtar drejtuar Commonwealth-it si mbret, Charles ia kaloi titujt e mëparshëm Princit William dhe e quajti Kate Middleton Princeshën e parë të Uellsit që nga e ndjera Princeshë Diana.
Sa për djalin e dytë dhe nusen e tij, mbreti tha: “Dua gjithashtu të shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in ndërsa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë shtetit”.
Si zakonisht, interneti ështëi ndarë në dy pjesë nëse fjalët e mbretit për Harry-n dhe Meghan-in ishin një bekim apo një mënyrë që nënkupton shkëputjen nga familja.