Megi Pojani i shqetesoi ndjekësit e saj në Instagram pas publikimit të disa fotove ku fytyra e moderatores dukej tejet e enjtur dhe me shenja djegieje.
Edhe me shume e shtoi tronditjen e tyre mbishkrimi “po digjem për së gjalli”, por Megi sqarimin e dha po vete.
Prezantuesja tregoi se gjithçka është pasojë e një trajtimi për fytyrën që ka kryer së fundmi dhe sipas saj, ky reagim i lëkurës është plotësisht normal:
“Enjtja dhe irritimi i lehtë i fytyrës janë të zakonshme pas një trajtimi të tillë dhe do të kalojnë pas disa ditësh,” ka shpjeguar ajo.
Ky sqarim ka qetësuar ndjekësit që ishin shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore.