Këngëtarja e njohur Melinda Ademi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, duket se po shijon një periudhë të lumtur në jetën e saj personale.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të ëmbla, ku shihet teksa shkëmben puthje dhe përqafime me të dashurin e saj.
Në fotot e publikuara çifti shfaqet të buzëqeshur dhe të lumtur, duke kaluar një mbrëmje romantike në zemër të New York-ut.
Edhe pse lidhja është konfirmuar vetëm së fundmi, Melinda përpiqet të ruajë romancën e saj largë syrit të publikut.