7.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Menaxheri i Efit dhe gazetar i Roza Latit, arrestohet për trafik droge

    Efektivët e anti-drogës të Policisë së Vlorës arrestuan natën e kaluar tre persona që shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi. Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

    Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

    Burime bëjnë me dije se Xhoi Bare është menaxher i ish-banores së “Big Brother Albania 2”, Efi Dhedhes. Gjatë qëndrimit të Efit në Big Brother, Xhoi Bare dilte në intervista televizive dhe si menaxheri i saj.

    Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagramin, Efit gjatë qëndrimit në BBV dhe siç e shihni në fotot e mëposhtme ai ka qenë bashkë me të edhe në pushimet që Efi bëri në Tailandë.

    Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit “Why Not” i Roza Latit, ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.

    Menaxheri i vajzave "Vip" në Tiranë dhe "gazetar",

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit