8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mentor Kikia – Petalja e zezë e trëndafiit të vyshkur të gazetarisë shqiptare

    Nga Bledi Mane

    Fjalimi patetik i një adoleshenti pasionant la pa frymë vendin. Edi Rama direkt pas intervistës së tretë të Arben Ahmetajt ua hodhi ushqimin e javës dallaveraxhinjve të rrjeteve sociale dhe mileti harroi Arbenin dhe u morr me adoleshentin militant socialist nga Lushnja. Mes batërdisë së komenteve nuk mund të rrinte i heshtur edhe ai, një nga lebrozët plot mëkate të gazetarisë së tranzicionit, Mentor Kikia, i cili u morr me fjalimin e adoleshentit më shumë sesa me punën e re të gruas së dytë…

    Mentor Kikia ka punuar plot 5 vjet redaktor lajmesh në gazetën më të madhe shqiptare dhe 15 vjet kryeredaktor lajmesh në televizionin më të madh kombëtar privat e i ka shërbyer Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në mënyrën më poshtëruese. Është përdorur, është keqpërdorur, është vetëofruar dhe ka sulmuar me porosi partie e me porosi direkte nga Edi Rama.

    Mentori ka ulëritur me lajmet e tij të rreme më shumë se adoleshenti i petaleve, ka gjobitur e u ka rënë më qafë bizneseve dhe kundërshtarëve politikë e ekonomikë. Eshtë bërë leckë shumë përdorimshme plot 20 vjet dhe e kanë shtrydhur e ia kanë pirë lëngun sa edhe cipa e lëkurës i është nxirë profesionalisht dhe fizikisht.

    Një plak i veremosur i gjeneratës më të ndyrë e më të pafytyrë të gazetarisë shqiptare ku hanë turpin  me paratë e krimit Fevziu, Bushati, Vangjeli, Batoni, Shkullaku… ky pra Kikia duhet ta qepi gojën një herë e mirë e ti largohet ekranit dhe rrjeteve sociale pasi misioni i tyre mbaroi turpshëm.

    Ky mysybet Mentor i gazetarisë shqiptare që sapo e bëri gruan e dytë drejtoreshë për herë të parë në Bashkinë e Tiranës po ka bythë e këllqe le të merret me korrupsionin e institucionit ku i punon e shoqja e jo ti bëjë moral një adoleshenti pse bërtet në stadium, në lagje, në koncert apo pse bërtet në forumet partiake rinore!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit