14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t’i provoni se s’bën edhe ju!

    hëm në menaxhimin e stresit, uljen e rrezikut të sëmundjeve dhe rritjen e energjisë. Këta të famshëm kanë ndarë mënyrat e tyre shpesh të veçanta, të kujdesit për veten.

    1. Lizzo

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Lizzo ka shpërndarë një postim ku shkruan: “Kam filluar të flas me barkun tim këtë vit. I jap puthje dhe e mbush me lëvdata. E urreja aq shumë. Por jam UNË. Barku im është pjesë e imja. Po mësoj të dua rrënjësisht çdo pjesë të vetes. Edhe nëse kjo do të thotë se duhet të flas me veten çdo mëngjes.

    2. Ashley Graham

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Ashley thotë se “e lë telefonin në tualet kur shkon për të fjetur”, në mënyrë që të mos e shohë para gjumit.

    3. Oprah

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Oprah sigurohet që çdo të dielë t’ia dedikojë vetëm vetes. Për të, një ditë në javë shërben si një bazë rinovimi shpirtëror – një ditë ku ajo nuk bën absolutisht asgjë.

    4. Jennifer Aniston

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Jennifer Aniston pëlqen të kalojë kohë me qentë e saj dhe nuk e sheh telefonin për të paktën një orë pas zgjimit.

    5. Selena Gomez

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Për Selena-n, zgjedhja më e mirë është gjumi! Kur jam e mërzitur apo e lodhur, marr një sy gjumë dhe kur zgjohem, më duket sikur mund t’ia nis nga e para.

    6. Jonathan Van Ness

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Jonathan Van Ness sugjeron meditimin dhe joga-n. Ai thotë se edhe pozat më të lehta funksionojnë për të dhe e qetësojnë tërësisht.

    7. David Beckham

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    PHOTO CREDITS: NETFLIX

    Një aspekt i rëndësishëm i kujdesit ndaj vetes, sipas Beckham, është edhe pamja. Kur dukesh mirë, do ndihesh mirë.

    8. Snoop Dogg

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Në një intervistë, Snoop tha:

    “Si meshkuj, ne të gjithë kemi mënyra femërore, ashtu si femrat kanë mënyra mashkullore, Kështu që është në rregull t’i shfrytëzojmë ato mënyra të brendshme. Unë jam një burrë që mund të prek anën time femërore dhe gjithsesi e di se mund të jem “burrëror” edhe me manikyr.”

    9. Gisele Bündchen

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Gisele ndau:

    “Vura re sa herë që ndihesha e dërrmuar, mbaja frymën. Më duhej të mësoja të ndaloja, të relaksohesha dhe të merrja frymë thellë gjatë, dhe brenda sekondave do të ndihesha më e qartë dhe e gatshme për t’u marrë me situatën në një mënyrë më të dashur. Meditimi ka qenë gjithashtu një mjet i mrekullueshëm. Vërej se kur nuk gjej kohë për ta bërë, nuk jam aq e përqendruar apo e duruar.”

    10. Jessica Alba

    Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i

    Gjithë “fuqinë” e stresit e kaloj në stërvitje. Kam zbuluar se është mënyra më e shëndetshme për të hequr qafe një energji shtesë, shpesh të lodhshme mendërisht.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit