20.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Meri Shehu bën parashikimin për Luizin dhe Kiarën: Përputhen, por martesa mund..

    Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar së fundmi në “E diell” dhe ndër të tjera ajo ka treguar se çfarë tregojnë yjet për marrëdhënien e Luizit dhe të Kiarës.  Merit tha se shenjat e tyre të horoskopit përputhen, por nuk u shpreh shumë entuziaste se lidhja e tyre mund të përfundojë me martesë.

    “Sipas shenjave astrologjike dhe duke u kapur vetëm te shenja, jo te karakteri që ata kanë shprehur, këto dy shenja përputhen shumë bukur për një lidhje ose për një martesë. Gaforrja (Luizi) është më e ndjeshme kërkon familje, Bricjapi (Kiara) është më i ftohtë nga natyra, por joshet shumë nga ndjeshmëria e Gaforres dhe bie në kthetrën e saj.

    Luizi ka ritme të shpejta, kurse Kiarën nuk e kuptoj shumë. Mund të ndodhë shumë shpejt ose mund të mos ndodhë fare”, tha Meri.

    Mbetet për t’u parë se si do të vijojë raporti mes Luizit dhe Kiarës, pasi është ende shumë e paqartë. Marrëdhënia e tyre herë duket se është drejt finalizimit e herë sikur është shumë larg asaj që Luizi dëshiron, dhe që publiku pret.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit