Në fund të parashikimit të horoskopit javor, Rudina Magjistari dha një njoftim të për Meri Shehun. Duke filluar nga java e ardhshme, astrologia do të mungojë në rubrikën e saj të të hënave në “Rudina për shkak të angazhimit në një rrugëtim të ri televiziv. Meri nuk zbuloi më shumë, por konfirmoi se do të rikthehet sërish në program.
Ndërsa burime për Vox News konfirmojnë se Meri Shehu do të jetë banore e Big Brother Vip 3
Rudina Magjistari: Ne duhet të lajmërojmë teleshikuesit që Merin s’do ta kemi javën tjetër në program sepse Meri do të…
Meri Shehu: Do të jetë pjesë e një programi…
Rudina Magjistari: …Fillojë një kapitull të ri televiziv, por ne e presim me shumë kënaqësi.
Meri Shehu: Rikthimi im është këtu, patjetër!
Rudina Magjistari: Të urojmë suksese dhe ne të presim sapo ti ta kesh përfunduar, urojmë të të shkojë mbarë dhe të japësh më të mirën tënde.
Meri Shehu: Patjetër, është kënaqësi e madhe.



