Artistja e muzikës popullore, Merita Halili, ka qenë e ftuar në “Expuls” së fundmi dhe ka rrëfyer se vuan nga Lupus, sëmundje të cilën 2-3 persona e kanë pasur në vendin tonë.
“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin.
E kam minore, në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, tha artistja.
‘Lupusi’ është një sëmundje autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet.
Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.
Nga kjo sëmundje vuajnë edhe të famshme si Selena Gomez, Lady Gaga dhe Toni Braxton.