Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar për herë të parë pas episodeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike muajin e kaluar, kur u përfol për një përleshje fizike që solli lëndime të rënda trupore tek viktima.
Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi njoftoi përmes InstaStory se gjykata e liroi nga masa e arrestit.
Ai falënderoi avokatët për përkushtimin dhe profesionalizmin, si dhe publikun për mbështetjen dhe mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe.
Në postimin e tij, Mjekiqi shihet pranë avokatëve, duke përcjellë mesazhin e falënderimit për të gjithë ata që qëndruan pranë tij gjatë momentit të vështirë.
