23.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mero Baze, akuza të rënda për prokurorin e Veliajt: Ka sulmuar fëmijët e mi me një gjobëvënës që paguhet edhe nga ministra të PS

    Botuesi i gazetës Tema, Mero Baze ka publikuar dje tekstin e plotë të “denoncuesit Nesti Angoni” për rastin Veliaj.

    “Është e qartë që është një tekst i rëndomtë, që është kërkuar për të nisur një procedim penal ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.  Pra është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia e cila nuk i është realizuar. Mund të ketë dhe arsye të tjera që ende nuk i dimë” – shkruan Baze.

    Ai shkruan gjithashtu se vetë Dado është krijuesi i Angonit.

    “SPAK ka vërtetuar më pas që personi “Nesti Angoni” nuk ekziston, por thuhet që ai e ka dorëzuar dorazi denoncimin, çka do të thotë se ai duhet të ketë paraqitur një ID kur e ka dorëzuar. Plus, në SPAK ka kamera për ata që hyjnë e dalin. Pra ka shumë pak shanse që SPAK ta mashtrojë ndonjë njeri me ID false, nën vëzhgimin e kamerave. E gjitha është diçka e kurdisur nga vetë institucioni dhe në këtë rast kemi të drejtë të dyshojmë që është kurdisur nga prokurori i çështjes, i cili ka mbajtur dhe qëndrim emocional ndaj procesit, duke përdorur fjalë fyese ndaj të dyshuarit Veliaj” – thotë Baze.

    Më tej, ai hedh akuza të forta se  prokurori i Veliajt ka  është investuar personalisht në sulme ndaj gazetarëve, përfshirë Bazen.

    “Në këtë histori nuk ka kursyer as sulmet e ulëta ndaj çdo gazetari, deri dhe familjarëve të tyre. Sot, për shembull, fundorina që paraqitet si zëdhënësi i Olsi Dados kishte sulmuar fëmijët e mi, të cilët për fat nuk janë as autikë e as me probleme mendore, por kjo tregon se dyshja Dado-Fundorina nuk i ndal asgjë që të bëjnë betejë ndaj kujtdo që ua thotë të vërtetën në sy.

    Kjo kuptohet lehtë nëse shikon se si tipa si ky fundorina gjobvënës, që paguhet edhe nga ministra të PS dhe mbështeten me dezinformata prej Dados, mbrojnë atë për çdo shkelje ligjore që kanë bërë dhe sulmojnë gazetarët kritikë me të dhe praktikat e SPAK. Ky proces, ku është përfshirë shpesh edhe zyra e shtypit e SPAK, e ka kthyer atë godinë në një zyrë propagande që vendos të dënojë përmes opinionit publik dhe jo fakteve” – shkruan Baze duke kërkuar nga Edi Rama të mbajë “premtimin se do të bëjë një Komision të së Vërtetës për abuzimet e SPAK, dhe personat e intimiduar, kryesisht nga ky prokuror por edhe të tjerë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit