9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mero Baze provokon Flamur Nokën: Je i dashur me këto lidhjet, madje i p*llon…, po jo në dru

    Botuesi Mero Baze dhe politikani i lartë demokrat Flamur Noka janë përfshirë ditët e fundit në një debat në distancë me akuza të ndërsjella, menjëherë pas protestës së 20 Shkurtit që opozita zhvilloi në Tiranë.

    Shkak për nisjen e konfliktit social mes të dyve është bërë një koment i Mero Bazes për një incident gjatë protestës, kur Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të PD dhunuan dy qytetarë, me pretendimin se ishin punonjës civilë të Policisë së Shtetit.

    “Deputetë që rrahin qytetarët dhe pastaj thonë pse nuk na mbështesin shqiptarët. Flamur Noka duke rrahur qytetarë të Tiranës pse refuzojnë protestën”, shkruante botuesi teksa ndante pamjet nga incidenti.

    Për kë e ka?! Mero Baze provokon fort Flamur Nokën: Je i dashur

    Menjëherë erdhi dhe përgjigja e politikanit të lartë demokrat, i cili e ofendoi Mero Bazen duke i deformuar mbiemrin, ndërkohë që sa i përket incidentit, insistonte se dy qytetarët ishin punonjës policie, çka më vonë rezultoi e pavërtetë.

    “Shikoni Mero GëlBazen si trillon me titujt e lajmeve, duke i quajtur “qytetarë” dy narkohorrat që dhunuan qytetarët që sapo dilnin nga xhamia. Shembulli i fake news”, ia ktheu Flamur Noka, gazetarit.

    Për kë e ka?! Mero Baze provokon fort Flamur Nokën: Je i dashur

    Replikat nuk kanë përfunduar këtu, pasi Mero Baze ka bërë një shënim të fortë në kundërpërgjigje të akuzave dhe ofendimit, duke aluduar për ngjarje të tjera e histori rozë në selinë e Partisë Demokratike.

    “Flamur Noka paska sqaruar se ata qytetarët që po qëllon me grushta më rrugë janë lidhje narkotrafikut. Po mirë mo Muli, se ty ta ka dal nami që je i dashur me këto lidhjet e Narkotrafikut, madje i pallon…, po jo në dru”, aludon Mero Baze.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit