11.5 C
Tirana
E enjte, 20 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Merr dhe një tufë me ilaçe…”, Rozana shpërthen ndaj Gertës: E ke gojën e pisët, ato i kam për shtatzëni

    Një debat i fortë ka shpërthyer ditën e sotme mes Gertës dhe Rozanës në dhomën e grimit, ku në një moment situata u tensionua aq shumë sa ndërhyri edhe Valbona me tone të larta.

    Përplasja vazhdoi edhe në pjesën e dushit, ku Rozana ndoqi Gertën nga pas, duke shkëmbyer akuza të ndërsjella. Në kulmin e debatit, Gerta i tha Rozanës “merri ilaçet”, ndërsa kjo e fundit u përgjigj se ato i merr për shkak të shtatzënisë.

    Situata arriti kulmin kur Gerta e spërkati Rozanën me ujë në fytyrë, duke e lagur plotësisht. Rozana i kërkoi asaj të fshinte fytyrën me një peshqir, por Gerta e injoroi dhe vazhdoi dushin.

    Pas kësaj, Rozana u pa e përlotur, duke lënë të kuptohet se debati e kishte prekur emocionalisht. Ndërkohë, ajo paralajmëroi Gertën se mund të përballet me një penalizim të rëndë, duke i thënë: “Kësaj here do të dalësh me zarf të zi.”

    Pjesë nga debati:

    Gerta: Merr dhe një tufë me ilaçe dhe hajde luaj

    Rozana: Dëgjo këtu, ato ilaçet i pi për shtatzëni

    Gerta: Dëgjo këtu mos më thuaj mua fare

    Rozana: E dyta herë, me ato sytë e poshtër që ke, i pi për shtatzëni

    Gerta: Për tensionin, për stomakun, për kokën

    Rozana: Atë gojën e qelbur që ke, merre, mbylle, vëri një ngjitës. Më pështyve

    Gerta: Mos u pështyj të marrësh pështymën time

    Rozana: Ti je e pisët, e ke gojën e pisët, ilaçet i marr për shtatzëni

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit