Të gjesh një shtëpi me qira ekonomike në Tiranë nuk është aq e thjeshtë. Megi Stambollxhiu e ardhur nga Elbasani për studime në Tiranë, tregon përvojën e saj të veshtirë. Kaloi në stres duke kërkuar një shtëpi me kosto të përballueshme.
“Periudha më e vështirë dhe stresuese ka qenë vjet kur doja të vija në Tiranë kur kërkoja shtëpi në qira dhe shikoja gjatë gjithë kohës lajmërime online dhe ishin të gjitha me 250, ose 300 euro e sipër dhe ishte e tmerrshme për një familje shqiptare të ndihmoj fëmijën ndërkohë që vetëm qiraja është me euro, imagjino shpenzimet e tjera”, tregon ajo për Report TV.
Megi na tregon se nuk mundi të largohej në Elbasan, edhe kur e mbylli vitin e parë të studimeve. Ajo po jeton këtu, ka gjetur një punë dhe i duhet të mos leviz nga shtëpia për shkak të frikës së rritjes së qirave:
“Jo nuk mendoj se do e ndryshoj më shtëpinë. Aktualisht jam në zonën e Ali Demit dhe nuk besoj ta ndryshoj gjatë periudhës kur të filloj shkolla.Këto dy muajt janë më të zjarrtë të rritjes së çmimeve të qirave.”
Për Dritan Ballgjinin, agjenti imobilar, çmimet e apartamenteve me qira mund të vazhdojnë të rriten:
“Nuk besoj që çmimet e qirave do të kenë stabilizim lidhur dhe me kërkesèn që pritet të ketë në vijim.”
Kërkesat më të shumta këtë periudhë vijnë nga studentët. Por në kushtet dhe çmimet që ofron tregu një student me të ardhura mesatare do ti duhet të gjej të tjerë student për tu strehuar bashkë në periferi të Tiranës. Në të kundërt nuk ka ndonjë zgjidhje.
“Patjetër që studentët duhet të grupohen, por le të themi që periferitë do të jenë streha e tyre e re pra ata që kanë të ardhura mesatare kurse ata që kanë të ardhura të larta pastaj do zgjedhin një zone qëndrore brenda unazës për të jetuar. Një apartament brenda unazës së vogël për 3-4 persona nuk mund të flasim më me lekë, flasim me euro. Ata që kanë një structure të mire i gjen 300-350 euro”, tregon ai.
Andiola Mataj është nuk është studente, por familjare me 2 fëmijë. Një rrogë e familjes së saj, shkon për të paguar qiranë.
“E thënë shkurt, bukur, pastër, pa gabime, 300 euro është shtëpia me qira ,300 mijë lekë nuk është rroga e një shqiptari”, tregon ajo.