7.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Merr shembull nga Italia, Edi Rama (ja si ndihmohen qytetarët, në një vend që është shumë më i pasur se Shqipëria)

    Bota është përfshirë nga një krizë e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve së fundmi, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. Për të ndihmuar qytetarët ta përballojnë krizën më me lehtësi, qeveria  italiane këtë të enjte ka vendosur që të ulë akcizën për benzinën dhe naftën me 15 cent.

    Rritje të konsiderueshme të çmimeve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës ka përjetuar dhe vendi ynë. Para disa ditësh, çmimi i një litri naftë arriti në vlerën e afërsisht 270 lekëve në disa karburante në kryeqytet, por më pas u ul.

    Italia ul akcizën mbi naftën! Çfarë parashikon dekreti i qeverisë italiane?

    Mediat italiane bëjnë me dije se dekreti i qeverisë pason rritjen e menjëhershme të çmimeve të energjisë. Ndërhyrja e planifikuar është ajo e ilustruar dje nga ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, gjatë raportimit në Senat për situatën energjetike pas shpërthimit të luftës.

    “Duke qenë se ka pasur të ardhura më të larta nga TVSH-ja”, si pasojë e rritjes së papritur të çmimeve, mund të përdoret për të “ulur akcizën dhe rrjedhimisht çmimin përfundimtar” të benzinës dhe naftës, pa pasur rënie të të ardhurave të planifikuara vjetore”, ka thënë ministri në fjalën e tij.

    Pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve, kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që taksa e karbonit dhe qarkullimit mbi karburantin të hiqet. Mendjen e shefit të qeverisë nuk kanë mundur ta ndryshojnë as grumbullimet masive të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

    Rama refuzon uljen e taksave mbi karburantin

    Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin e qeverisë së tij se asnjë taksë nafte nuk do të ulet. Në një deklaratë nga Durrësi, ai tha se ulja e taksave nuk do të realizohet për shkak të mburojës sic tha Rama që qeveria po i bën konsumatorëve dhe bizneseve të vogla me cmimin e energjisë elektrike.

    “Ja një biznes tjetër me 132 mijë lekë të vjetra konsumin, po ti vinte vlera ishte 357 mijë lekë iku një kamarier direkt këtu. Sikur një njeri të ikë nga puna 95 mijë të papunë brenda një muaji me një faturë. 95 mijë njerëz do i nxjerrim në rrugë, për cfarë? Për të hequr taksën e karburantit të tyre që dalin ulërijnë atje e shajnë e mallkojnë e sajojnë fakte të paqena e nuk lënë fjalë të ulët pa thënë”, ka deklaruar Rama.

    Më herët gjatë takimit në Durrës, kreu i qeverisë u shpreh se frika më e madhe është mungesa e furnizimit me karburant.

    “Ajo që ndodh me vendet e mëdha, ku çmimi ka shkuar edhe më lartë se çmimi ynë është çështja e frikës nga furnizim, që është edhe këtu. Problemi që kanë kompanitë edhe këtu është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin. A do kemi mundësi të sjellim të gjithë sasitë, sepse vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet dhe nevoja për karburant nuk është më e vogël”, tha Rama.

    Kryeministri Edi Rama njoftoi para 5 ditësh nisjen e punës të Bordit të Administrimit të Karburantit, për rregullimin e çmimit të naftës në vend.

    Të mërkurën, Bordi i Administrimit të Karburantit ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës, duke e çuar në 203 lekë për litër. Nafta do të vazhdojë të tregtohet me këtë çmim në të gjitha pikat e furnizimit, nga sot e deri më 21 Mars, kur bordi do të mblidhet sërish për të caktuar tarifën e radhës në varësi të ndryshimit të kostos së tij në tregjet ndërkombëtare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit