Beniada Nishanin nuk e lanë të largohej nga Top Channel; pas daljes nga “Big Brother VIP”, modelja u bë pjesë e një emisioni sportiv.
Ajo e kishte shprehur dëshirën për të qenë prezantuese në një emisioni, dhe produksioni i BBV ia plotësoi.
Beniada u bë pjesë e “Procesi Sportiv” . Por e pranoi dhe vetë se nuk ka shumë njohuri nga futbolli, e tha se do të mësojë rrugës.
Kritikat apo ironitë megjithatë, nuk i mungojnë. Së fundi, kur ajo publikoi disa foto nga emisioni, dikush komentoi: “A merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime”.
Beniada “nuk e vuri ujin në zjarr”, por u përgjigj me një emoji duke qeshur me lot, cka tregon se vazhdon t`i marrë gjërat me sportivitet.