12.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Merren masa kundër aktoreve të njohura, pas komenteve të tyre pro-Palestinës

    Agjencia e talenteve UTA ka hequr aktoren e njohur Susan Sarandon si kliente pasi ajo foli në një tubim pro-Palestinës gjatë fundjavës, konfirmoi një zëdhënës i agjencisë për Deadline.

    Aktorja fituese e çmimit Oscar mori pjesë në disa tubime në mbështetje të Palestinës ku u shpreh: “Ka shumë njerëz që kanë frikë të jenë hebrenj në këtë kohë dhe po kuptojnë se si është të jesh musliman në këtë vend.”

    Merren masa kundër aktoreve të njohura, pas komenteve të tyre

    Sarandon inkurajoi të tjerët që të vazhdojnë të flasin në mbështetje të palestinezëve në luftën Izrael-Hamas. “Njerëzit po pyesin, njerëzit po ngrihen në këmbë, njerëzit po edukojnë veten, njerëzit po largohen nga lavazhi i trurit që nisi kur ata ishin fëmijë,” tha Sarandon në tubim.

    Ajo është figura e fundit publike e cila përballet me pasoja për qëndrimet ndaj luftës. Ylli i “Scream VI”, Melissa Barrera, e cila do të luante rolin kryesor në filmin e ardhshëm “Scream VII”, u pushua nga filmi të martën për shkak të disa postimeve në rrjete sociale që ishin interpretuar si antisemitike (kundër hebrenjve).

    Merren masa kundër aktoreve të njohura, pas komenteve të tyre

    Barrera ka shfaqur në Instagram mbështetjen për Palestinën dhe e përshkroi Izraelin duke kryer “gjenocid” dhe “vrasje brutale të palestinezëve të pafajshëm, nëna dhe fëmijë, nën pretendimin e shkatërrimit të Hamasit”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit