8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Merushe Gjuzi e “vdekur” për së gjalli, historia e trishtë e gruas që i dha fund jetës në Peqin!

    Ishte zënë me bashkëshortin”, ishte kjo deklarata e gruas me të cilën po udhëtonte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme, pas u hodh nga furgoni.

    Sipas saj Merushja, dukej në gjendje jo të mirë psikologjike, ishte grindur me bashkëshortin: “Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj.

    Merushe Gjuzi nga Rrogozhina ishte e “vdekur” për së gjalli. Ajo kishte një histori trishtuese e cila po e brente cdo dite dhe më shumë.

    Në vitin 2013 vajza e saj humbi kontaktet me familjen, kjo e shkatërroi Merushe Gjuzin e cila e kërkonte vajzën e saj me lot në sy në polici dhe në televizione.

    Kjo histori e shkatërroi Merushen por nuk mjaftoi me kaq, pasi edhe dhëndri i saj, humbi jetën 6 muaj pas zhdukjes së vajzës së saj.

    Pas zhdukjes së vajzës në 2013 në familjen e Merushes vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre.

    Djali i vajzës së 55-vjeçares, vuante nga një sëmundje dhe e vetmja që kujdesej për të ishte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme.

    Disa vite më vonë vajza e Merushes bëhet e gjallë dhe ndodhej në Angli dhe nuk donte të komunikonte me familjen duke ‘shpikur’ historinë se ishte rrëmbyer.

    Kjo brengë e madhe e rëndonte, Merushe Gjuzin. Kjo histori i solli dhe konflikte me burrrin e saj dhe nisën konfliktet dhe problemet familjare.

    Ditën e sotme policia njofton se ka arrestuar bashkëshortin e saj, ndaj 68-vjeçarit, Mahmut Gjuzi, rëndojnë dy akuza “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes“.

    Dhuna psikologjike që 68-vjeçari, ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dyshohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

    Në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas një sherri me burrin, 55-vjeçarja dyshohet se është hedhur nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit