17.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mes famës dhe mallit për shtëpinë, Rita Ora emocionon me fjalët për gjyshen!

    Ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram një moment tejet intim dhe emocional. Përmes një videoje të dërguar nga motra e saj, ku shfaqet gjyshja e tyre në një moment të thjeshtë e të përditshëm, këngëtarja nuk i ka përmbajtur dot emocionet e mallit.

    E rrethuar nga suksesi dhe projektet e mëdha, Rita u ka kujtuar të gjithëve se pasuria më e madhe nuk janë koncertet apo çmimet, por koha me familjen.

    Në storyn e saj në Instagram ajo shkruan këto fjalë:

    “Të dua shumë nanë. Je shumë e lezetshme, tmerrësisht e sjellshme dhe gazmore. Jam kaq me fat që të kam akoma! Dhe që dëgjoj të gjitha historitë e tua. Mirënjohëse. Motra ime ma dërgoi këtë video dhe me vërtetë më mungojnë kaq shumë momente familjare, ndaj jam e lumtur që e kam këtë video. Jam shumë mirënjohëse për kohën që kalojmë bashkë. Vlerësojini njerëzit tuaj të dashur sa janë ende këtu.”

    Në rreshtat e saj ndihet qartë “kostoja” e famës, largësia nga njerëzit e zemrës. Rita shfrytëzoi këtë story për të përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë ne: koha nuk kthehet pas. Ajo na kujton se asgjë nuk mund t’i zëvendësojë historitë e treguara nga gjyshërit dhe ngrohtësinë e tyre.

    Ky postim ka prekur zemrat e mijëra fansave, duke treguar edhe një herë anën më njerëzore të këngëtares, e cila, edhe pse ka pushtuar botën, zemrën e ka gjithmonë te familja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit