20.5 C
Tirana
E diel, 8 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mesazh motivues për të gjithë. Ia vlen ta lexosh dhe ta nisësh ditën mbarë!

    “Me kohën mëson të buzëqeshësh, edhe kur zemrën e ke të lënduar. Mëson të ndahesh në copëza pa u ndjerë, dhe pastaj t’i mbledhësh sërish ato copëza e vetme, pa ndihmën e askujt. Mëson të mos dorëzohesh edhe kur të mungojnë forcët dhe kur dëshiron vetëm të qash. Mëson të luftosh për gjërat, në tëcilat beson, edhe kur gjendesh e vetme në një luftë të tillë.

    Me kohën mëson të ringrihesh, edhe kur bie. Mëson të kërcesh edhe kur nuk i njeh mirë hapat dhe pengohesh me këmbët e tua. Mëson të ecësh përpara, edhe kur ke frikë, sepse gjërat më të bukura fitohen me përpjekje. Mëson të gabosh gjithë herët që është e nevojshme, dhe të çohesh akoma më e fortë se mëparë.

    Dhe së fundmi, mëson të jesh më e fortë nga sa mendon se je, dhe gjithë dashuria që ke dhuruar, tëkthehet mbrapsht në mijëra përqafime që të ngrohin zemrën, në buzëqeshje të sinqerta, në ylberë që e zbukurojnë qiellin. Atëherë vazhdo të kërcesh, edhe pse nuk i di gjithë hapat, edhe pse pengohesh, edhe pse mund të bjerë shi. Sepse dielli më i rëndësishëështë brenda teje dhe shndrin. Fale veten. Duaje veten. Shkëlqe”. – Chiara Trabalza.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit