14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mesazhi i fortë i tifozëve shqiptarë në stadiumin e Pragës

    Në ndeshjen e Pragës mes Çekisë dhe Shqipërisë për Ligën e Kombeve, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” kanë përçuar një mesazh të fuqishëm kundër organizimit të përbashkët të “Euro 2027” mes Shqipërisë dhe Serbisë për U-21.

    “Si t’ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!” – shkruhej në një banderolë të TKZ të shpalosur në shkallët e stadiumit.

    Federatat e Futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë e kanë zyrtarizuar kandidaturën e përbashkët në UEFA dhe pritet që së shpejti të merret një vendim. Kjo ide nuk është mirëpritur nga tifozët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit