11.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mesazhi i Sara Hoxhës për Luana Vjollcën në finalen e “Love Island”! E patë?

    Në mesin e komenteve, ai që ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve ka qenë ai i trashëgimtares së Top Channel Sara Hoxhës. “Suksese”, ka shkruar ajo teksa e ka shoqëruar me një emoji zemre.

    Rreth 3 vite më parë nisën aludimet që Luana Vjollca ishte larguar nga Top Channel, aty ku ajo për 15 vite me radhë kishte nisur dhe zhvilluar karrierën e saj. Disa muaj më vonë vetë moderatorja konfirmoi lajmin e shkëputjes nga televizioni, të cilin e kishte cilësuar si shtëpinë e saj.

    Prej asaj kohë e deri tani nuk ishte vënë re asnjë komunikim publik mes moderatores dhe drejtuesve të Top Channel, edhe pse të dyja palët kanë patur angazhime të rëndësishme profesionale, Luana e cila u rikthye në një tjetër ekran me programin “Zemër Luana” dhe ‘Love Island” dhe nga ana tjetër edhe motrat Hoxha kanë marrë drejtimin e Top Channel, konkretisht Sara Hoxha, producente e “Big Brother VIP” dhe “Dancing With The Stars”.

    Deri tani Luana nuk ka reaguar ndaj komentit të Sara Hoxhës, mbetet për t’u parë nëse do t’i përgjigjet..

    Mesazhi i Sara Hoxhës për Luana Vjollcën në finalen e

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit