Për të dytën herë vjen me kurajon që shumë kujt i mungon.
Vjet erdhi i këndoj Evitës, sivjet sjell në vargje (të kuptueshme) historinë për të cilën shqiptarët e kryqëzuan.
Ajo tregon se edhe njerëzit që “gabojnë”, vuajnë po njësoj me ata që nuk gabojnë kurrë.
Dhomat e denimit janë po aq të ftohta, e ndarjet me më të dashurit janë njësoj të dhimbshme, për të drejtët e të pa padrejët që një ditë gjenden aty.
Ndërkohë që shumë ankohen se asaj nuk i kuptohen fjalët, Elsa në të dyja këngët bën një thirrje për ti kuptuar historinë dhe ndjesitë që ajo histori i ka shkaktuar.
Shkurt.
Elsa po kërkon atë që kërkojmë të gjithë ne.
Të kuptohemi e pranohemi nga të ngjashmit! (Marenglen Rexhaj)



