Mori vemendje te madhe largimi i Joz Markut nga Big Brother VIP Albania 4 pas një deklarate të rëndë që bëri ndaj Gjestit, duke e quajtur “kopil shkine”. Ishte pikerisht nje pohim i tille ofendues qe solli reagime të forta dhe ka çuar në vendimin e produksionit për ta larguar këngëtarin nga gara.
Vëllai i Madh theksoi se një sjellje e tillë nuk do të tolerohej dhe Jozefini u njoftua për përjashtimin e tij. Ndërkohë që po përshëndetej me banorët, Joz Marku nuk hezitoi t’i drejtohej sërish Gjestit me një tjetër deklaratë të pahijshme, duke i thënë: “Ti nuk ke gjak shqiptari”. Ky akt ka thelluar tensionet brenda shtëpisë dhe ka sjellë përjashtimin e tij të menjëhershëm.
Dalja e Jozit ka trishtuar disa nga banorët, veçanërisht Valbonën dhe Loredanën, të cilët kalonin më shumë kohë me të. Ky vendim i produksionit ka dërguar një mesazh të fortë kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke treguar se Big Brother VIP Albania nuk do të tolerojë sjellje të tilla në program.