Courtney Tillia, një ish-mësuese amerikane, bashkëshorte dhe nënë e katër fëmijëve, vendosi të ndryshojë jetën e saj duke filluar të publikojë përmbajtje për të rritur në faqen e famshme të internetit OnlyFans.
Courtney ka tre llogari në OnlyFans por shumica e fitimeve vijnë nga profili ku ajo poston foto dhe video nudo.
Ajo thotë se brenda tre vitesh fitoi 1 milion dollarë.
Ish-mësuesja tha se nuk e shqetëson aspak që fëmijët e saj mund ta vlerësojnë gabim punën e saj.
Në vend të kësaj, ajo dhe burri i saj punojnë me fëmijët që t’u kultivojnë një mendje të hapur dhe të mos kritikojnë atë që bëjnë njerëzit e tjerë për të jetuar.
“Kur jepja mësim, kishim pak para – thotë ajo. “Nëpërmjet OnlyFans ne kemi arritur të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Ka qenë një burim i madh të ardhurash. Ne mundëm të udhëtonim, të blinim makina, të lëviznim, por edhe të ndihmonim komunitetin”.
Mundësia që ti kthehet mësuesisë është zero thotë ajo. Kjo dhe për faktin se për të fituar kaq shumë, do t’i duhej të punonte “të paktën 25 vjet të tjera” si mësuese.




