11.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Meta dhe Vasili orgji me të rejat e LSI në Jalë?! Një histori rekrutimi të mësuesve dhe maturanteve për hajdutët-hamshorë të LSI

    LSI-ja, tashmë me emër të ndryshuar në Partinë e Lirisë, siç operojnë figurat e mafies kur duan të mbyllin një kapitull kriminal dhe për të hapur një të ri, nuk është vetëm një parti simbol korrupsioni, por edhe brand perversitetesh, çimkash, rakie, intrigash, paranojash, orgjish etj.

    Disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ilir Metës, por edhe pronarë dhe pastrise hotelesh, kanë konfirmuar se Ilir Meta dhe ‘konkubina’ e tij Petrit Vasili, shfrytëzojnë maksimalisht fushatat elektorale dhe kampin vjetor të Jalës, për t’u harbuar me të rejat e partisë, pasi konsumojnë alkool dhe drogë.

    Gjatë ditës, Meta zgjedh me gisht vajzat që i bien në sy, ndërsa agazhon Vasilin për t’i afruar dhe rekrutuar. Pasi Vasili grupon vajzat, Meta bën edhe një përzgjedhje të dytë të vajzave që duhet ta presin në dhomat e përgatitura nga Vasili, ndërsa të tjerat kontraktohen nga ‘zagarët’ e tjerë në oborrin e partisë.

    Ndërkaq, Vasili, përmes peronazheve të tjerë, angazhohet për të mbajtur larg dhe nën monitorim Monikën, e cila me sjelljet arrogante dhe shpërthimet është kthyer në makth jo vetëm për haremin e Metës, por edhe për rrethin e tij politik.

    Me dhjetëra gra dhe vajza janë dëbuar ndërvite nga LSI-ja, janë poshtëruar, për shkak të paranojave të Monikës për raport të dyshimtë me Metën.

    Disa kampe në Jalë dhe takime elektorale, janë kthyer gjatë natës në orgji.

    A fshihet organizimi i orgjive edhe pas kampit të ditëve të fundit në Jalë?

    Si përgjigje po sjellim një histori skandali.

    Bëhet fjalë për Luiza Tabakun, ish-drejtoreshën e Arsimit në Lushnje, e cila u përfshi në një skandal të madh seksual, që bëri bujë anembanë vendit.

    Sipas dosjes, ish-drejtoresha Tabaku përpiqej të ushtronte ndikim te mësueset femra dhe nxënëset, që t’i rekrutonte ato për t’ua ofruar njerëzve me pushtet, deputetëve, për seks.

    Petrit Vasili ishte ndëmjetësi i kësaj poshtërsie.

    Kjo ishte një ngjarje e bujshme që tronditi opinionin publik dhe arsimin në vend, dhe që është e freskët ende në mendjen e shumë njerëzve, por për LSI-në ishte vetëm një praktikë.(Prapaskena)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit