10.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “M’i dinte skemat” – Qetsori për Luizin: Gërhiste shumë, ma nxiu. Ja dy momente kur i kam “shtrirë dorën” për bashkëpunim

    Ish-banori i Big Brother Vip, Qetsor Ferunaj ka folur pas daljes nga shtëpia ‘Vip’, ku ka treguar për eksperiencën e tij dhe rikthimin për herë të dytë si konkurrent.

    Qetsori në emisionin ‘Ftesë në 5’ tha se loja e tij përballë fituesit të BBV, Luiz Ejllit ka qenë ndër ato që do veçonte më së shumti, ku ka treguar një situatë komike nga gërhitjet e këngëtarit.

    “Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet”, tha ai.

    Sakaq theksoi se të dy ata si konkurrent kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë lojës, ku veçoi se dhe aktorja Olta Gixhari ka lënë gjurmë të forta në eksperiencën e saj gjatë BBVIP.

    Përplasja me Luizin?

    “Ne patëm me Luzin disa momente të çuditshme mbi diskutimet dhe bisedat por deri diku e ruajtëm njëri-tjetrin. Aty ne nuk kishim një skenar silleshim sipas lojës dhe situatave, Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet. Bisedat i bënim dhe në efekt lodhje, ai kishte krijuar dhe komoditet pasi kishte 2 muaj kohë por dhe ai më njihte, më ka parë si karakter.

    Më ka ditur skemat, sesi sillesha kur kam qenë 33-vjec. Ne vërtet ishim në lojë por kishim fytyrën tonë. Ndoshta pati korrupsion të dyanshëm, i kërkova bashkëpunim kur erdhi Ronaldo dhe Bledi, se e pashë që po më masnin. I thashë që këta janë për mua, dhe të gjenim ndonjë situatë. Luizit i bëj thirrje që ato cka ndodhi aty brenda, pavarësisht që publiku dëshiron “gërm-mëret” tona duhet t’i thotë që i kemi lënë. Nuk kam me askënd asnjë mërzitje apo hatërmetje.”

    Dyshja më e vërtetë ishte?

    “E vërtetë ishte Kejsi-Visi.”

    Lojtarët që nuk do e vazhdoje raportin jashtë?

    “Me Efin”

    Protagonistët e Big Brother?

    “Olta dhe Luizi, dhe unë i treti.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit