23.5 C
Tirana
E shtunë, 30 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mijëra euro të “derdhura” në zgjedhjet e 11 majit, zbardhen emrat kush nga socialistët dhe demokratët harxhuan më shumë para

    Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit ku Partia Socialiste arriti që të triumfonte bindshëm dhe të siguronte dhe një mandat të katër në krye të qeverisë shqiptare.

    E teksa gjithçka është “vulosur” dhe më 11 shtator pritet që kryeministri Edi Rama do të prezantojë kabinetin e ri qeveritar, Report Tv ka zbardhur së fundmi raportet financiare të qindra kandidatëve që garuan më 11 Maj.

    Socialistët kanë shpenzuar më tepër para se demokratët, ndërkohë që këta të fundit, disa figura të rëndësishme brenda të djathtëve si vetë kryetari Sali Berisha, apo dhe “besnikët” e tij, Flamur Noka dhe Edi Paloka kanë deklaruar zero shpenzime në fushatë.

    Kandidatët që garuan në listat e sigurta thuajse nuk shpenzuan asnjë para për fushatën e 11 majit, ndërsa ata që ishin në betejën në listën e brendshme, ose mblodhën fonde nga individë e biznese, ose paguan me lekët e xhepit shpenzimet.

    Kandidatët me shpenzimet më të larta në PS:

    Vullnet Sinaj 11 596 400 Lekë

    Olsi Komici 2 770 000 Lekë

    Ardit Bido 1 969 563 Lekë

    Vasil Llajo 1 786 760 Lekë

    Damian Gjiknuri 1 068 000 Lekë

    Alma Selmani 1 000 000 Lekë

    Milva Ekonomi 665 000 Lekë

    Bora Muzhaqi 605 700 Lekë

    Ana Nako 525 552 Lekë

    Ervin Demo 520 972 Lekë

    Agron Malaj 500 075

    Antoneta Dhima 500 000

    Arbian Mazniku 500 000

    Etjen Xhafaj 450 254

    Bruna Mesini 437 437

    Besa Spaho 380 596

    Termet Peci 379 875

    Ogerta Manastirliu 302 821

    Ulsi Manja 300 000

    Etilda Gjonaj 300 000

    Albana Kociu 300 000

    Blendi Klosi 291 550

    Elisa Spiropali 200 000

    Ornaldo Rakipi 200 000

    Mirela Kumbaro 200 000

    Kiduina Zaka 199 700

    Taulant Balla 160 000

    Igli Hasani 150 000

    Blendi Gonxhja 105 726

    Pandeli Majko 100 000

    Ilva Gjuzi   0

    Erjon Malaj  0

    Erjo Mile 0

    Zegjine Caushi 0

    Marjana Koceku 0

    Romina Kuko 0

    Kandidatët me shpenzimet më të larta në PD:

    Gjin Gjoni 950 000

    Belind Kellici 775 561

    Tomorr Alizoti 700 000

    Eno Bozdo   503 000

    Arjan Ndoja 480 000

    Kastriot Piroli 450 000

    Ledina Alolli 256 436

    Agron Gjekmarkaj 140 555

    Eduard Sharka 106 500

    Tritan Shehu105 000

    Ina Zhupa 100 600

    Sali Berisha 0

    Flamur Noka 0

    Edi Paloka 0

    Ndërkohë vlen të theksohet që raporte të tjera pritet të përpilohen gjatë ditëve në vijim, për figura të tjera të rëndësishme të cilët garuan në zgjedhjet e 11 Majit. Kjo, pasi partitë kanë edhe 60 ditë kohë për t’i dorëzuar ato, bashkë me shpenzimet e vetë partisë, që mund të justifikojë edhe faturat zero të liderëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit