19.8 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mikela e zbuloi vetë, ja kush është arsyeja e ftohjes së marrëdhënies së saj me Efin

    Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes ishin dy banoret të cilat u futën si ‘një’ konkurrent brenda shtëpisë së Big Brother Vip dhe para kësaj eksperience ato njihen për miqësinë e ngushtë dhe për faktin që ishin kudo bashkë. Por si është tani raporti i tyre?

    Vajzat të cilat kishin krijuar një miqësi të ngushtë që prej eksperiencës së tyre në programin e “Për’puthen” vendosën të luanin së bashku deri në momentin kur ato morën vendimin të ndaheshin dhe vetëm njëra prej tyre të merrte biletën e kthimit.

    Pas përfundimit të “Big Brother VIP” u duk sikur marrëdhëniet mes dy vajzave u ftohën. Efin dhe Mikelën, deri tani shoqe shumë të ngushta, nuk i kemi parë më aq shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.

    Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se s’mund të kishte ndodhur mes tyre dhe miqësisë aq të ngushtë që kishin me njëra-tjetrën.Për këtë ka folur vetë Mikela, e cila ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

    Ajo i është përgjigjur fansave të cilët e kanë pyetur në instagram rreth miqësisë me Efin, duke i thënë se vazhdojnë të jenë njësoj shoqe por s’takohen më aq shpesh, pasi janë të dyja të lidhura.

    Tashmë, ato dalin secila me partnerin dhe nuk u ngel shumë kohë të takojnë aq shpesh njëra-tjetrën.

    “Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela ia kthen:

    “Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”.

    Ajo madje ka treguar edhe bisedën e fundit me Efin, ku ajo e pyet ç’dhuratë dëshiron Mikela për ditëlindje. Nga komunikimi i tyre, kuptojeni vetë sa “të ngrohta” apo “të ftohta” janë me njëra-tjetrën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit