8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Miku im Rama”, presidenti i FIFA: Vetëm Shqipëria hapi dyert për refugjatët afganë

    Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino në një konferencë për shtyp, ditën e djeshme është shprehur se i vetmi shtet që pranoi të merrte refugjatë afganë ka qenë Shqipëria.

    Ai e konsideron kreun e qeverisë Edi Rama mik duke thënë se ky i fundit u hapi dyert refugjatëve ndryshe nga vendet e tjera.

    “Dhe miku im Edi Rama tha se ata janë të mirëpritur këtu në Shqipëri ku ato mund të ndërtojnë një të ardhme. Pra, Shqipëria i hapi dyert.

    Nga të gjithë shtetet e tjera Shqipëria ishte ajo që i hapi dyert për refugjatet afganistanezë që i duhej të iknin sepse po luanin futboll në Afganistan”- thotë ai.

    Në videon e ndarë nga Rama ai thotë ndër të tjera se dhe falë ndihmës së Katarit janë shpëtuar mbi 160 gra.

    “Falë ndihmës së Katarit kemi pasur mundësi të shpëtojmë mbi 160 vajza dhe gra më së shumti nga Afganistani për ne Kata.”- theksoi ai në konferencën për shtyp pak para nisjes se Kupës së Botës.

    Mesnatën e 27 Gushtit 2021 në Shqipëri mbërriti avioni i parë me 121 afganë.

    Në muaj në vazhdim numri afganëve të strehuar në Shqipëri shkoi 2400. Fillimisht u akomoduan në qytetin Studenti në Tiranë dhe Durrës. Për afganët Shqipëria ishte stacioni  i parë i një jete të sigurt, larg mbretërimit të Talebanëve.

    Shumica e afganëve që mbërritën në vendin tonë u strehuan në Shëngjin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit