15.5 C
Tirana
E premte, 21 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Milaim shpërthen ndaj Gaz Bardhit pas deklaratës: S’je normal, ndaj nuk e voton njeri PD

    Milaim Zeka ka komentuar deklaratën më të fundit të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi sipas të cilit kryeministri Rama është duke përgatitur një grusht shteti.

    Sipas Zekës, deklarata të tilla nuk janë normale, duke shtuar se përsa kohë të ketë njerëz të tillë opozita, qytetarët shqiptarë do të votojnë të kundërtën.

    “Askush nuk e fajësoi opozitën. Ajo është inekzistente. Berisha sapo tha që Rama e poshtëroi Ballukun. Nuk ka njeri normal ta kuptojë çfarë donte të thonte. Edhe në 1000 vjet Rama nuk do e dorëzonte po mos ishte SPAK.

    Në rast se e kupton Bardhi se çfarë ka dashur të thotë Edi Rama po përgatit grusht shteti, kjo është të çmendesh. Deklarata e fundit e Bardhit më çon ke Gjergj Fishta.

    A është normal ky kur thotë se Rama po përgatit grusht shteti. Domethënë që ka thirr tanket te kryeministria. Sa të ekzistojnë njerëz të tillë qytetarët nuk do të votojnë për njerëz të tillë e opozitë të tillë”, tha Zeka në A2 CNN.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit