20.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Milaim Zeka në BBA VIP 2!

    Thuhet se edicioni i dytë i Big Brother VIP nis më datë 24 dhjetor, megjithatë kjo datë ende nuk është konfirmuar nga produksioni. Ndërkohë që stafi i këtij reality show është duke bërë përgatitjet e fundit para se banorët të ndezin dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, emra VIP-ash që do të jenë pjesë e asaj shtëpie kanë nisur të qarkullojnë në mediat online.

    Së fundmi burime për Bordo bëjnë me dije se një ndër emrat VIP që ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë edicion të Big Brother është gazetari nga Kosova Milaim Zeka. Kjo duket një zgjedhje tejet interesante nga ana e produksionit duke ditur se Zeka njihet si një personazh tejet karizmatik dhe shpesh në debate të ndryshme politike ose jo ai zgjedh të jetë i drejtpërdrejtë e pa filtra. Së fundmi analisti i njohur ka qenë shpesh pjesë  e rubrikës “Rrethi katror” në programin “E diell” në Top Channel.

    Duke qenë se Zeka është shpesh pjesë e paneleve të ndryshme në debate që trajtohen tema nga më të larmishmet, nuk përjashtohet fakti që ai të ulet në poltronin e opinionistit në Big Brother.

    Emra të tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e BBVIP 2 janë Kiara Tito, Albi Nako, Kejvina Kthella, Lei Kraja etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit