20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Miley Cyrus do të publikojë një këngë të re në ditëlindjen e ish-bashkëshortit dhe interneti u çmend

    Miley Cyrus do të publikojë këngën e re më 13 janar, fiks për ditëlindjen e ish-bashkëshortit, Liam Hemsworth dhe jo, nuk është aspakt rastësi. Kënga do të titullohet “Flowers” (“Lulet”) dhe duke nisur nga vargjet, po, është një dedikim.

    Në kanalin e saj në Youtube u postua teaser-i dhe mbishkrimi ishte: “Vit i ri, Miley e re, single i ri”.

    Por, ç’mendon interneti për këtë super lëvizje?

    “IKONIKE”, shkroi dikush.

    Miley dhe Liam u martuan në vitin 2018 dhe u ndanë pas 2 viteve. Pas ndarjes, Liam shkroi një deklaratë ku njoftoi fansat dhe tha se i uronte ish-it “shëndet dhe lumturi”, ndërsa këngëtarja bëri një postim në Twitter dhe shkroi shkurtimisht: “E dua Liam dhe do ta dua gjithmonë”. Në 2022-shin, ajo e quajti martesën “katastrofë”.

    Miley, shpeshherë i ka shprehur ndjesitë përmes këngëve, ku më e famshmja është pa dyshim “Wreaking Ball”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit