Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis dha sot një mesazh të ashpër për Shqipërinë pas burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri duke theksuar se vendi fqinj “do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse pengon betimin e Belerit”.
Në një intervistë për ERT-në, ministri bëri të qartë se Greqia do të bllokojë çdo financim europian për Shqipërinë, për sa kohë të zgjasë çështja Beleri
“Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Beleri. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës.
Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve.”- tha ministri i Punës në Greqi.
Ai shtoi se nëse zgjedhjet përsëriten ose betohet një kryetar tjetër bashkie, “për Greqinë do të jetë faktor i keq i marrëdhënieve me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar”.



