6.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ministri Mbrojtjeje pa mbrojtje (ato që na fshejnë Peleshi me Ramën)

    Nga Anila Hoxha

    Reagimi i ministrise se mbrojtjes duke ngritur ne ajer nje helikopter te lehte dhe jo cougar per te inspektuar se si po digjet Sazani kur ne fakt tymi qe duket nuk do kallauz, nuk eshte nje perpjekje per te fshehur te verteten, por nje perpjekje e deshtuar per tna bindur qe kemi kapacitete reaguese. Do ti besoja por meqe po merrem me cougaret prej muajsh, di cdo vrime te kesaj catie qe pikon dhe qe mbulohet me sekretin shteteror .

    Por jo .

    Nuk kemi mundesi.  Cougari qe gjendet ne hambaret e FA eshte vetem nje . E kane sjelle ne muajin dhjetor 2021 mbasi iu nenshtrua mirembjatjes dhe dha defekt ne 10 shkurt 2022. Rrjedhje transmisioni dhe me analizat qe po bejne po vijne verdalle.

    E thene nga Ministria e Mbrojtjes cit “ndersa nje pjese e helikoptereve Cugar  te riparuar permes praktikes se re te bashkepunimit  NSPA ndodhen ne Shqiperi” , realisht me shtyn te dyshoj se ose shqipja jone eshte bere nje gjuhe e komplikuar. Ose kane harruar si thuhet e verteta.

    E verteta eshte :-eshte vetem nje helikopter cougar dhe jo “nje pjese” sic njoftohet. Nje pjese nuk eshte numer dhe nuk perfaqeson asgje egzakte. Ose e verteta eshte qe edhe nga ky cougar ka mbetur mbas kanibalizimit nje pjese helike apo ndonje pjese tjeter

    E verteta eshte se dy te tjeret qe disa here ua kthyen pas ne pikat kufitare se i ngarkuan si rraqe dhe me pas i derguan per mirembajtje nuk jane sjelle ende ne Shqiperi.  * keni foto me poshte*.

    U bene tre cougar

    E verteta eshte se  te katertit i kane mbetur kockat  ne Itali. Edhe per kete ashtu si per emergjencat e veres se kaluar KLSH ka konstatuar dem ekonomik disa milionesh.

    E verteta eshte se dy ministra mbrojtjeje deshtuan per te plotesuar mirembajtjen e nje pasurie kombetare si kater Cougaret dhe firmosen e firmosen hiq e shto, e amendo kontrata mbas kontratash

    E verteta eshte se keto shtesa shqip do te thote ” miliona euro”

    Sa per kapacitetet…

    Ata helikopteret e lehte qe vleresohen  me gjuhe donkishoteske cit. “helikoptere te lehte… , me specifika , kufizime…” e me the e te thashe apo cit ” te gjenerates se katert” sic thote Ministria e nderuar e Mbrotjes,  sjane helikopteret cougar.

    E verteta eshte se nuk jane ata cougare  per te cilet shteti shqiptar shpenzoi miliona euro dhe miliona te tjera u grabiten per ti mirembajtur, megjithese pa asnje rezultat.

    Meqe ministria e nis reagimin me transparence dhe e mbyll me informacionin e klasifikuar konfidencial, pak me vone do vendos nese do jem transparente dhe do ju tregoj fotot e helikoptereve qe jane gjendje qe nga vipi e deri tek ai i  brazilianit histori me vete kjo. Apo do ruaj sekretin qe me ngjan nje barcalete e lodhur per te fshehur nje mega afere

    Nderkohe shijoni nje foto me cougar qe e ngarkuan dhe deshen ta nisnin keshtu udheve te Evropes. Se ne ndjekim “mekanizmat evropiane” ‘ emergjencat specifike natyrore ” …  megjithe  ….  ” kapacitetet tona te brendshme te limituara”. (citim i njoftimit ministror)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit