5.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm: Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt SHBA

    Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është lehtësuar lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas.

    Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

    Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

    Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtëquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit