9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ministrja e Ramës tregon ndodhinë në plazh: Pushuesja nuk u ndje mirë, por të gjithë u impresionuan nga shërbimi shëndetësor! Vlerësimi 10

    Ministrja e qeverisë së Edi Ramës, Edona Bilali është bërë dëshmitare e një ngjarjeje jo të këndshme dje në plazh, por siç thotë ajo, të gjithë u impresionuan shërbimi i shkëlqyer shëndetësor i Velipojës.

    Bilali thotë se më në fund gjeti mundësinë të “arratiset” pak në det, pas një jave shumë të ngarkuar me punë. Por aty ndeshi një zhvillim jo të pëlqyeshëm. Një pushuese nuk u ndje mirë.

    Teksa rrëfen ngjarjen, Bilali thotë se ambulanca mbërriti për 5 minuta, ndërsa ajo personalisht dëgjoi pushuesit e tjerë teksa ndanin vlerësimet maksimale për shërbimin shëndetësor.

    Në fund, Edona Bilali i vë notën 10 shëndetësisë dhe vlerëson ministren Ogerta Manastirliu.

    Postimi i Bilalit në Facebook:

    Kur themi “shëndetësia që duam”, modelin e qendrës shëndetësore verore në Velipojë kemi në mendje.

    Sot, një arratisje nga java e ngarkuar e punës për një zhytje në det, pati një zhvillim jo të pëlqyeshëm.

    Një pushuese papritur nuk u ndje mirë në bregdet. Në mënyrë të menjëhershme, pushuesit vrapuan për ndihmë siç bën vllau për motër. Jam e bindur që shumë nga ne e marrin të mirëqenë dhënien e ndihmës së parë nga të panjohurit sepse do e bënin vetë. Kjo është ndër vlerat që nuk është zbehur tek ne shqiptarët dhe që nuk e sheh kaq rëndom në vende të tjera.

    Nga lajmërimi, ambulanca erdhi në më pak se 5 minuta pavarësisht se ishim thuajse në skajin më të largët të vijës bregdetare. Zonja u transportua për trajtim më të specializuar pas asistencës së dhënë në vend. Vjollca dhe skuadra e QSH Velipojë, një model!

    Teksa pushuesit ndihmonin për transportin, dëgjova që të gjithë e kishin pasur në rrathët e tyre një përvojë me Qendrën Shëndetësore Verore Velipojë dhe ishin të impresionuar me shërbimin.

    Këtë vit fluksi i turistëve sikurse në të gjithë bregdetin është rritur edhe në Velipojë, rrjedhimisht edhe asistenca shëndetësore i është ofruar më shumë se 2,000 pushuesve shtesë krahasuar me sezonin e kaluar.

    Vlerësim 10 i shëndetësisë këtë sezon në Velipojë! A-ja e turizmit! Punë e paqme Ogerta Manastirliu

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit