Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka shpërthyer ndaj një qytetari që kishte lënë qeset e mbeturave jashtë koshit, duke e quajtur “plehrë”.
Ne nje reagim ne faqen e saj e Facebook, ministrja Kumbaro e quan qytetarin “dembel”, duke shtuar “po çfare borxhi te kemi more”.
Madje Kumbaro i drejtohet duke thënë se “nuk e di akoma kush je, por po te gjetem….”
“Sapo mbaroi turnini ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores🧹 Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel❗️ qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua😡 ne koshin bosh 🚮, e le pisllekun tend ne trotuar‼️
Po çfare borxhi te kemi more….plehre❗️👊🏻 Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more…“, shkruan ajo.
Megjithatë, ministrja e Turizmit, pas reagimeve ne Facebook, duket se është penduar dhe nje ore me pas ka vendosur të editojë postimin në Facebook, ku fjalën “plehrë” e zëvendëson me “i paudhë”.
Më pas Mirela Kumbaro e ndryshoi duke edituar postimin: “Sapo mbaroi turni i ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores. Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua ne koshin bosh , e le pisllekun tend ne trotuar
Po çfare borxhi te kemi more… i paudhe Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more… Nuk e di akoma kush je, por po te gjetem….”




