14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Miqësia me Sorosin? Erion Veliaj: Jam superkrenar, i jam mirënjohës për çdo të mirë që ka bërë për Shqipërinë

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli për raportin e tij me Alex Soros, duke thënë se ndihet superkrenar për këtë marrëdhënie dhe nuk e ka aspak kompleks ta pranojë.

    Ai u shpreh se i është mirënjohës Sorosit për çdo të mirë që i ka bërë Shqipërisë.

    “Kemi vite që njihemi dhe unë besoj që të kesh shok dhe të jesh besnik me shokët s’është e jashtëligjshme, kemi një raport special dhe unë s’e kam kompleks, jam krenar.

    Kur një njeri, babai i të cilit ka bërë më shumë shkolla në Shqipëri dhe ku bukëshkalët që kanë marrë bursa dhe u paguhej rroga në qeveri të Sali Berishës, kur këta janë mosmirënjohës, këta duhet të ndihen keq. Unë jam superkrenar.

    Vala më e madhe e shkollave ka qenë nga Soros. Vala e dytë është kjo që po kalojmë tani dhe t’i thuash plaç një njeriu që ndërton shkolla dhe të paguan shkollën.

    Unë jam mirënjohës jo vetëm me Aleks Sorosin, por me çdo njeri që ka bërë mirë në këtë vend. Unë besoj që ky është një qytet mirënjohës, ne jemi racë mirënjohëse”, tha Veliaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit