8.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mira Murati mes 100 personave më me ndikim të revolucionit teknologjik

    Mira Murati është renditur nga revista “Time” në mesin e 100 personave më me ndikim në botë në fushën e teknologjisë.

    Shkencëtarja shqiptare Mira Murati është renditur në mesin e 100 personave më me ndikim në botë në fushën e teknologjisë që po bën revolucion në botë, atë të inteligjencës artificiale.

    ‘TIME 100 AI’ nderoi figurat që po bëjnë hapa gjigantë për transformimin teknologjik, mes tyre shefi i Google, SundarPichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

    Por për të mbërritur deri këtu, Mira Murati kaloi 12 muaj të trazuar. Ajo konsiderohet forca kryesore shtytëse për rritjen meteorike të platformës “OpenAI”.

    Si shefe e teknologjisë së kompanisë, Murati punoi në prapaskenë për të udhëhequr ndërtimin e platformave si ChatGPT dhe DALL-E dhe përshtatjen e tyre për përdorim nga publiku.

    Nëntorin e kaluar ajo u vu në qendër të vëmendjes kur u emërua drejtore ekzekutive e përkohshme.

    Në muajt që pasuan, Murati ka luajtur një rol më të madh publik në kompani. Në maj, ajo prezantoi modelin e ri kryesor të kompanisë, GPT-4o, i cili i impresionoi përdoruesit me ndërveprimet e tij të sofistikuara zanore në kohë reale. Në ceremoninë vjetore Met Gala të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork, ajo foli për instalimin e inteligjencës artificiale në muze.

    Por Murati është përballur edhe me kritika, sidomos për çështjen e të drejtave të autorit për videot e YouTube-it që platformat e inteligjencës artificiale i përdorin si burim informacioni.

    Ajo provokoi debate kur tha se inteligjenca artificiale do të zëvendësojë disa punë krijuese që sipas saj “nuk duhet të kishin ekzistuar”.

    Tani Murati dhe ekipi i saj po punojnë për një platformë inteligjence artificiale të gjeneratës së ardhshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit