13.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Miri përlotet në intervistë: Kam shumë nevojë për gruan dhe vajzën time, mezi pres t’i takoj

    Në një intervistë të dhënë për “Big Brother Radio” nën moderimin e Juelës dhe Rogertit, si rrallë herë Miri ka folur për jetën e tij personale duke përmendur vajzën dhe gruan e tij.

    Në fjalën e tij, banori është shprehur se e ka ndjerë goxha mungesën e dy femrave më të rëndësishme të jetës së tij, vajzës dhe gruas, të cilave iu dha një mesazh të ëmbël duke iu thënë përmes kësaj interviste që i do dhe i mungojnë shumë.

    Ndërsa theksoi se gruaja dhe vajza janë forca e tij më e madhe për të ecur përpara në jetë duke shtuar se mezi pret t’i takojë.

    “Unë kam një mesazh shumë të fortë për bashkëshorten time Rabea vajzën time, i them që i dua shumë se janë një forcë shumë e madhe që unë jam këtu në Big Brother, motivi im të eci sa më shumë” tha Miri.

    Reagimi i Mirit: Faleminderit shumë që më dhatë këtë mundësi, unë e kuptoj shumë mirë dhe nga ty e kuptoj edhe më mirë sepse ti vet je një prind i një djali, ti më kupton më shumë se gjithë të tjerët. Unë kam një mesazh shumë të fortë për bashkëshorten time Rabea vajzën time, i them që i dua shumë se janë një forcë shumë e madhe që unë jam këtu në Big Brother, motivi im të eci sa më shumë. I dua shumë kam shumë nevojë për ta, jetoj me ta dhe mezi pres t’i takoj.

    Kujtojmë se deklarata e Mirit vjen pas shumë kritikave të bëra nga banorët ndaj tij se në takim me vajzën nuk ngjalli fare emocion dhe qëndroi shumë i ftohtë. Ndërsa marrëdhënia me gruan e tij është shënjestruar shumë herë, kryesisht gjatë ditëve që banori shoqërohej me Selinin, për të cilën e akuzuan se e ka ngacmuar.

    Mirëpo, që pas momentit kur u caktua se Miri dhe Selin nuk do të ndanin më së bashku krevatin e tyre, dyshja në fjalë është distancuar aq sa sot ironizojnë njëri-tjetrin. Banorja e quan atë “xhaxhi Miri” duke ia bërë të qartë se ai është shumë më i madh në moshë se ajo.

    Së fundmi Miri ka krijuar një raport të mirë me Rogertin dhe Juelën, me të cilët kalon dhe pjesën të madhe të ditës. Por sërish, edhe me dyshen në fjalë banori ka pasur përplasje të shpeshta, pasi secili prej tyre ka një synim të vetëm në këtë format televizv: fitimin e çmimit të madh 100 mijë eurosh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit