8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mishi kokra-kokra: Kujtova se binte shi ata ishin lotët e mi

    Nga Bledi Mane

    Qante Jozefina në kuvend, ulërisja edhe unë para televizorit. Qante Jozefina për çik pushtet, ulërisja edhe unë për katandisjen e opozitës si avokate djalli. Avokate e dështuar për të mbrojtur familjen e korruptuar Berisha e cila ka mobilizuar jozefinët militantë me pushkë druri në dorë për të sulmuar Washingtonin.

    Fjalimi patetik i një politikaneje plakë nuk bëri distancimin dhe pensionimin historik për ti treguar Sali Berishës derën e azilit ku duhet të hyjë por si folklorik milet i tregojnë dhembët e prishur aleatit tonë Amerikës. Dhe Amerika trembet, gjendet e befasur dhe tulatet nga prurjet e reja në PD me Arben Imamin, Jozefina Topallin, Mesila Dodën, Flamur Nokën.

    Krisje të pashmangshme sjellin në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane për veten e partinë e tyre këta mysybetër të Berishës që deri dje qeverisnin të korruptuar e sot nuk i bëjnë opozitë korrupsionit të qeverisë Rama por i bëjnë opozitë administratës së Joe Biden?

    Qaj Jozefinë, qaj e bjeri këmbës. Mblidh në kujen tënde edhe mbetjet e tjera të opozitës kufomë dhe u bëfshi material riciklimi për inceneratorët e Edi Ramës. Alqi Bllakon e futi në burg ndërsa juve u mban si paterica. Ju kufomat e kryekufomës Berisha do dergjeni në ferrin politik e ju ndërkohë do e mbani në pushtet Partinë Socialiste edhe 3 mandate të tjera…

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit