12.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Misteri: Çfarë ndodhi me 32-vjeçarin në Tiranë, që ndërroi jetë në komisariat pas ndalimit nga policia?

    Një ngjarje e rënde u shënua mbrëmjen e së mërkurës në ambjentet e Komisariatit nr 3 në Tiranë. Lear Kurti ka humbur jetën pas ndalimit nga policia.

    ABC News bën me dije se në momentin kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, Kurti ka filluar të shfaqë probleme shëndetësore.

    Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital, ku ka mbërritur pa shenja jete.

    Dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga sëmundje të epilepsisë, por ende s’ka një perfundim zyrtar.

    Ndërkohë, AMP lajmëroi më herët se i riu ndërroi jetë në ambientet në spital.

    Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

    Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

    Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njoftoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

    Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, i identifikuar si Zyhdi Spahiu. Ky i fundit është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak të dozës së alkoolit.

    Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por më pas janë ndarë kur është afruar policia.

    Lear Kurti rezulton me 3 precedentë penale, vjedhje dhe droge. Ai njihet si shok i grupit te Pajtim Serjanit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit