Nga Ervin Karamuço
Në paraditen e 23 majit, një grup turistesh francez dhe italian, të shoqëruar nga një giude shqiptare, ndërsa shijonin pamjet e mahnitshme të kodrave në ishullin e Sazanit, zbuluan vendodhjen e disa pajisjeve të çuditshme, të instaluara brenda disa bunkerëve të vjetër të komunizmit. Në fillim u afruan pranë tyre të kuriozuar nga disa zhurma të çuditshme. Me pas vunë re disa altoparlant amplifikues të lidhur me tela, të cilët merrnin energji nga disa minipanele diellore portative. Altoparlantët, sipas tyre, ishin të drejtuar nga baza ushtarake e Pashalimanit dhe hapësira detare e Karaburunit deri në Mezokanal. Pamjet u përcollën me shqetësim dhe për këtë arsye ata vendosen të njoftojnë piken ushtarake të ishullit. Mbërritja e forcave ushtarake ishte e menjëhershme. Ata rrethuan zonën dhe në kontrollin e bunkerëve të tjerë, gjeten edhe disa pajisje të së njëjtës natyre.
Lajmi u përhap me shpejtësi në qytetin e Vlorës dhe siç ndodh shpesh në të tilla raste, aludimet, versionet dhe teoritë konspirative kapen majat, madje edhe në media. Një e përditshme mediatike arriti të publikoje një dite me pas foto të këtyre pajisjeve dhe gjithçka filloi të merrte përmasa të vërteta. Të nesërmen e asaj dite, prezenca e shume anijeve ushtarake vendase dhe të NATOS pranë Karaburunit, për shkak të stërvitjes ushtarake GRUPEX, shkaktoi të tjera dyshime, se disa prej tyre mund të ishin aty edhe si pjesë të një operacioni rikonjicioni për zbulimin e të tjera pajisjeve të dyshimta në atë zone.
Nga gjithë kjo ngjarje, ajo qe çmova me shume që në fillim, ishte gadishmeria e disa njerëzve të mire vendas dhe të huaj, të cilët u treguan shume të përkushtuar për të ndihmuar forcat tona të mbrojtjes. Mbase edhe pa dashur, apo të prirur nga kurioziteti i momentit, ata morën cilësinë e patriotit dhe mbrojtësit të interesave kombëtar të sigurisë, cilësi të cilat të ngjajnë deri diku të harruara në aktualitetin tone të përditshëm. Me pas u surprizova, sesi ky lajm ndërkohë qe merrte përmasa të bujshme në media, u shpejtua më shume të paragjykohej si konspirativ, sesa të përgënjeshtrohej apo sqarohej me transparence të plote.
Si qytetar dhe akademik i angazhuar publikisht për çështje të rendit dhe sigurisë publike, kam pritur për dite të tera qe një funksionar publik, të sqaronte zyrtarisht enigmën e këtyre pajisjeve, duke mos lënë një vakum hamendesish dhe paragjykimesh . Pritja për transparence ka arsyet dhe shqetësimet e veta, të cilat për shume arsye kane të bëjnë me elemente të sigurisë kombëtare. Edhe atëherë kur kjo siguri mund të jete cenuar realisht dhe gjerat duhet të mbeten sekret, ligji parashikon transparencën publike, duke detyruar organet shtetërore të deklarojnë publikisht dhe në mënyre zyrtare klasifikimin e kësaj ngjarje dhe informacioneve përkatëse.
Njohës të mire të ngjarjeve të tilla, për rastet ku ato kane ndodhur në vende dhe zona strategjike të niveleve të larta të sigurisë dhe mbrojtjes, siç është ai i ishullit të Sazanit, bazës ushtarake të Pashalimanit, apo kalimeve në Mezokanal, kane arsye me shume për të besuar për aktivitete me prapavije të rrezikshme për integritetin e vendit tone. Në kushtet e një vakumi dhe aludimesh, këto pajisje besohet se mund të jene edhe pjesë e një aktiviteti të mirëfillte spiunazhi.
Rrethanat e kësaj ngjarje, zgjojnë ndjeshmëri, pasi përkojnë për nga ngjashmëria me të tjera zhvillime të mëparshme. Vitin e kaluar, ndërkohë që zhvillohej stërvitja ushtarake Defender 2021, dy shtetas ruse flinin në Orikum dhe mbanin shënime çdo dite mbi manovrat qe zhvilloheshin aty, deri sa u depërtuan nga ana e forcave të anti-terrorit nga Shqipëria. Një e përditshme mediatike italiane “La Repubblica”, lajmëroi para pak kohesh për rrezikun e aktivitetit të një anije misterioze ruse pranë Sicilisë, e cila me 146 eikupazh në bord, kryente aktivitet spiunazhi për çdo operacion apo stërvitje të forcave të NATO-s në atë rajon, duke përgjuar kodet dhe frekuencat e komunikimit.
Pentagoni dhe CIA kane botuar së fundi një “Memo” të përbashkët ku i kërkojnë të gjitha forcave të tyre ushtarake të raportojnë për probleme shëndetësore gjatë stërvitjeve, të cilat përngjajnë me simptoma të bombardimit elektromanjetik apo me ultratinguj të quajtur ndryshe “Sindromi Havanes”. Ndërkohë qe lufta hibride qe po zhvillohet këto kohe me frekuence të konsiderueshme, madje edhe në vendin tone, kryesisht nëpërmjet hakerimeve dhe sulmeve kibernetike, janë një fenomen qe u ngrit me mjaft shqetësim edhe vitin e kaluar nga ana e Ministrit të Mbrojtjes Z. Peleshi.