14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Misteri: Sekuestrohen 4040 karta SIM në Rinas, që vinin nga Anglia

    Policia e Shtetit ka nisur hetimet e përbashkëta me britanikët për rrjetin e trafikut të kartave SIM, të cilat janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit dhe që origjinën e kanë nga Britania e Madhe.

    Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale. Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë urgjente dhe adresa e marrësit ishte te ‘Blloku i Vilave’, në Tiranë.

    Kartat britanike ishin të kompanisë “Life needs a big network” ose njohur ndryshe ‘3’.

    Shqiptari në emër të të cilit ishin porositur kartat M.Hasa, ka mohuar që të ketë dijeni për kartat në emër të tij.

    Policia ka vënë nën hetim shtetasin M.Hasa për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me karta SIM angleze.

    Kartat janë zbuluar pas gjurmës në skaner si pako të dyshimta dhe janë kontrolluar fizikisht nga policia e Rinasit.

    Kartat janë aktive me PIN dhe PUK, çka ka bërë që policia të vihet në lëvizje pasi duke u shitur në treg të zi, mund të përdoren për shpërthim të bombave celulare, shantazheve, mesazheve në aplikacionet e koduara e thirrjeve nëpërmjet ‘data use’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit