16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mjafton dëshira: Studente ekselente në… moshën 46-vjeçare

    Greta Zani, këngëtarja me një karrierë prej 30 vitesh  në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ndau pasionin e saj për muzikën dhe dëshirën e madhe që ka për të.

    Greta  mendon se çdo gjë që dëshiron mund të arrihet. Ndaj edhe pse nuk kreu shkollën në rininë e saj ajo e filloi atë në moshën 46 vjeçare.

    Greta Zani: Tani jam në vit të tretë. Mësoj sikur jam 20 vjeç. Familjarët më kanë mbështetur 1 mijë për qind.  Ka pasur dhe nga ata që më kanë thënë ti u plake tani të bësh  shkollën.

    Por unë kam bërë atë që kam dashur. Viti i parë ka qenë pak si me ndrojtje, aty të gjithë 20 vjeçar unë 46 vjeç e kam nisur. Aty 20 vjeçarët, 40 vjeç kishin mamin. Më konsiderojnë si shoqe.

    Ajo tregoi dhe marëdhënien e saj me pedagogët si dhe lëndën që e konsideron si më të vështirë.

    Greta Zani: Faktikisht profesorët dhe profesoreshat më njihnin. Ata që nuk më kanë  dëgjuar me parë janë habitur kur më kanë dëgjuar. Edhe unë jam munduar të jap maksimumin. Lënda më e vështirë ishte solfezhi. Kam mësuar shumë falë profesor Lencit që ka qenë një mbështetje tjetër për mua. Jam krenare për veten që kam arritur aq shumë sidomos në solfezh.

    Greta jo vetëm që po studion dhe realizon ëndërrën e saj por është dhe studente ekselence.

    Greta Zani: Më vjen keq që nuk e kam bërë më parë akademinë se besoj që zëri im fle shumë mirë dhe në muzikë klasike. Dhe pse është një ëndërr shpresoj të këndoj të paktën në një opera në jetë. Të mbaroj një herë shkollën. Shteti jep dhe bursa dhe unë marr dhe bursë ekselence. Studimin e shtyja deri në tre të natës. Njeriu kur i vë qëllim vetes e gjen kohën. Oraret e punëve, fëmijët e dasmat i organizon të vjen vetvetiu. Mami më mban fëmijët e kam numrin një. Kam shumë ndihmë nga familja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit