As modelet, e as sportistët: Studimi i fundit tregon se profesionet e lidhura me kujdesin shëndetësor konsiderohen më te dëshirueshme për ata që kërkojnë dashuri – pasi perceptohet se kombinojne inteligjencën dhe mirësinë.
Sondazhi i realizuar me 1000 meshkujve beqarë dhe 1000 femrave beqare synonte të zbulonte se cilat karriera konsiderohen tërheqëse për partnerët dhe cilat janë më të përshtatshmet për takime.
Të dy grupet, si burrat edhe gratë ranë dakord se ata në kujdesin shëndetësor janë partnerët më të mirë (29%) dhe, kur ndahen sipas profesioneve specifike, 26% e të anketuarve thanë se mjekët janë karriera më tërheqëse për një partner, ndërsa infermierët renditen në vendin e tretë (22%).Ndërsa karriera në arsim u rendit e dyta më tërheqëse në përgjithësi (23%), meshkujt kishin më shumë gjasa të gjenin një mësuese femër më të dëshirueshme si partnere sesa femrat mësues meshkuj (28% kundrejt 19%).
Juristët (24%), shkencëtarët (16%), farmacistët (15%) dhe karriera teknologjike (14%), si zhvilluesit e uebit ose softuerëve, renditen gjithashtu ndër punët kryesore që konsiderohen më tërheqëse dhe në të dy gjinitë. Anketimi i realizuar nga Talker Research shqyrtoi karrierat më të dëshirueshme për vitin 2025, por gjithashtu hulumtoi edhe per te zbuluar sesi ndikon karriera në jetën e beqarëve.